“Kepi i Tundimeve” padyshim është emisioni veror që po pëlqehet & ndiqet shumë në “Top Channel”, i cili është nën autorësinë e Olsa Muhametit.
Konkurentët e këtij programi janë padyshim shumë tërheqës dhe interesant për publikun. Edhe pse disa konkurent njihen për publikun, por edhe këta të tjerët po na i trazojnë ujërat shumë.
Në tre episodet e para kanë qenë thjesht në fillimet e tyre, sepse në episodin e katërt qenka bërë nami. Kaq shpejt nuk e prisnim por nuk paskan duruar mesa duket konkurentët dhe janë puthur menjëherë.
Por kush janë konkurentët që janë puthur ?
Po kush tjetër veçse asaj që ndryshe është quajtur si “e papërballueshmja” Anxhela Kita dhe “seriozi” Klejdi Qemalli.
Puthja e parë ndodhi, buxheti është sërish i ulur, por a do të rezistojnë edhe më shumë ndaj tundimit këta 10 konkurentë.