Italia na ka zgjedhur dhe ne nuk do ta tradhtojmë atë.

    Të ngjashme

    Horoskopi ditor, e Enjte 16 Shkurt 2023

    Dashi Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta...

    Tragjike, ndahet nga jeta babai i ish-banorit të Big Brother Vip Albania

    Nuk është e largët koha, kur të gjithë pamë në shtëpinë e Big Brother, babain e Ronaldos Sharkës, që kishte ardhur për të suprizuar djalin e tij. <img class="size-medium wp-image-4488 aligncenter" src="https://fame.al/wp-content/uploads/2023/02/bb...

    Luizi “puthet” me Oltën

    Në kuadër të “Shën Valentinit”, Vëllai i Madh organizoi...

    Shpërndaje

    Giorgia Melon kryeministrja e ardhshme e Italisë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, është gruaja e parë e zgjedhur.
    “Fratelli d’Italia” që tashmë udhëhiqet nga Giorgia Meloni është një lëvizje socialiste Italiane e krijuar nga mbështetësit e Benito Mussolinit nê
    vitin 1946. Meloni ka qënë ministre në qeverinë e Berluskonit si pjesë e koalicionit qeveritar në vitin 2008.
    Në vitin 2013 Meloni braktis Popullin e Lirisë për të themeluar “Vëllezërit e Italisë”një parti me tipare të nacionalizmit konservator.
    Liderja e re ia ka dedikuar jetën e saj politikës dhe është angazhuar në lëvizje të rëndësishme në vendin e saj që në moshën 15 vjeçare që nga viti 1992. Ajo ka lindur në
    Romë më 5 janar tè vitit 1977 dhe u rrit nga nëna e
    saj në lagjen popullore të Romës, Garbatella pasi babai e kishte braktisur. Ajo ka publikuar në vitin 2021 autobiografinë
    e saj “Unë jam Giorgia”.

    Italianët na kanë besuar një përgjegjësi të rëndësishme. Tani do të jetë puna jonë që
    mos ti zhgënjejmë dhe do bëjmë çmos për të rivendosur dinjitetin dhe krenarinë e kombit.
    Kjo fitore i dedikohet të gjithë militantëve, liderëve, simpatizantëve dhe çdo personi që vitet e fundit ka kontribuar në realizimin e ëndrrës tonë, duke ofruar zemrën dhe shpirtin në mënyrë spontane dhe vetëmohuese.
    Edhe për ata që me gjithë vështirësitë dhe momentet më komplekse kanë mbetur në vendin e tyre, me bindje dhe bujari. Por mbi të gjitha u dedikohet atyre që besojnë dhe kanë besuar gjithmonë tek ne.
    Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj. Jemi gati të ringjallim Italinë. Sot kemi shkruar historinë.

    spot_img