Së shpejti mund t’ju duhet të paguani për të parë postime në Instagram

    Të ngjashme

    Nëse vjen ai këtu brenda është problem, mua më nxjerr jashtë loje

    Disa ditë më parë, konkretisht ditëlindjen e Kiara Titos, të gjithë menduam se Butrint Imeri do të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” për të surprizuar moderatoren. Mirëpo nuk ndodhi ashtu dhe ishte Luiz Ejlli ai që ...

    Dafina Zeqiri ekspozon fizikun joshëse nga pushimet në Tajlandë

    Dafina Zeqiri përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe...

    “Putini mund të shpallë një valë të re mobilizimi që sot”

    Vladimir Putin mund të shpallë një mobilizim të dytë...

    Pse doli “Lugati” nga shtëpia e Big Brother VIP?

    Banori i Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica i...

    Shpërndaje

     

    A do të paguanit për të parë përmbajtje në Instagram? Pronari i platformës së mediave sociale mendon se ju mundeni.

    Kompania Meta po prezanton një program pilot që lejon një grup të vogël krijuesish testues të ofrojnë abonime për përmbajtje ekskluzive në Instagram live dhe story.

    Ata mund të paguajnë deri nga 99 cent deri në 100 dollarë në muaj.

    Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%.

    Instagram nuk është e vetmja platformë sociale që ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitter ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

    Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është OnlyFans, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.

    spot_img