Horoskopi Ditor E Shtunë 21 Gusht 2021

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Edhe të shtunën do të bëni një hap të vogël drejt ëndrrës suaj të madhe. Mos shpërfillni çdo përparim të mundshëm. Përpiquni të përdorni çdo ndihmë që ju ofrohet.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Ka kohë që nuk po përqendroheni në diçka të vetme dhe vazhdoni të bëni shumë gjëra njëkohësisht.Të shtunën do t’ju duhet t’ia përqendroni të gjitha energjitë suksesit të një pune.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Një krizë besimi mbi njerëzit që ju rrethojnë do t’ju bëjë shumë skeptik mbi vërtetësinë e atyre që keni marrë si të mirëqena deri më tani. Besoni më tepër te të tjerët.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje për të pasur një argëtim të shfrenuar. Me gjithë tensionin e këtyre ditëve, pak muzikë dhe shoqëri e mirë nuk do t’ju bëjë keq.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Merrni iniciativën të bëni një veprim që kërkon shumë kurajë. Do të merrni përgëzimin e të gjithë të njohurve dhe do të ndiheni vërtet shumë mirë për sjelljen tuaj.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Një njohje e re do t’jua gëzojë ditën e shtunë. Nuk dihet nëse gjërat do të shkojnë më tej apo jo. Kjo do të varet se sa mirë do të shfaqeni në sytë e tjetrit.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Harrojeni përtacinë të shtunën. Kërkesat e punës do të jenë aq të mëdha saqë do ta keni të vështirë të mbani ritmin. Kujdes mos bëni gabime nga nxitimi.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Presioni shoqëror do t’ju vërë përpara një dileme të madhe. Ju takon juve të ndiqni të tjerët ose zemrën. Mos harroni se të tjerët janë të përkohshëm, ju jeni gjithnjë me veten.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Mos kërkoni të bëni të pamundurën kur e dini mirë se është një rrugë që nuk ju shpie asgjëkund. Sikur të reflektonit para se të merrnit një vendim do të ishte vërtetë një gjë shumë e mirë.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Ambicia që keni në disa drejtime do t’jua lehtësojë punën me vështirësitë që hasni. Ditën e shtunë mos refuzoni asnjë ftesë, do të dalin gjëra pozitive!

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Gjërat nuk do të jenë shumë të mira për ju të shtunën. Disa çështje do të shkojnë jo sipas planit. Por rëndësi ka të ruani optimizmin dhe të besoni te vetja.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Të kërkoni të bëni të mundurën kur e dini mirë se gjërat do të shkojn ashtu si duhet. Po sikur të gjenit një rrugë do të ecin punët sipas planit tuaj.

    spot_img