Horoskopi Ditor E Premte 20 Gusht 2021

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Dita e premte do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju mbështetin. Duhet të tregoheni më të vendosur e jo oportunistë në çdo rast.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë. Është më mirë të jeni të rezervuar.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Do të jetë një ditë shumë e favorshme sa i takon çështjeve tuaja të punës dhe atyre familjare. Mund të bashkëveproni me persona të cilët do t’ju ndihmojnë në punët tuaja.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës që nisni të blini produkte të ndryshme. Mund të përfundoni duke blerë të njëjtat gjëra dy herë. Do të keni dëshira që nuk do të mund t’i përmbani dot.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Dobësitë tuaja mund të jenë dualiteti, konfuzioni dhe përzierja e ndjenjave, të cilat do t’jua ngatërrojnë mendimet. Do të përpiqeni të ndërhyni në disa çështje që nuk ju takojnë, por nuk do t’ia dilni.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Do keni aftësi të mira menaxhuese. Në pune do arrini më shpejt sesa keni menduar në objektivat finale. Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku keni ëndërruar. Do ju bëhen komplimente dhe propozime të reja.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Dita do të nisë më së miri, por se si do të përfundojë varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë vetë. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Të premten do jetë një ditë e qetë, ngrohtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një çështje që ju mundonte prej kohësh.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Fati rrotullohet, të premten kjo për ju do ndalojë. Pranoni çdo mundësi që do t’ju vijë pa e menduar gjatë, pasi diçka e madhe po vjen për ju.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Jo çdo herë që keni një problem duhet ta ktheni në një tragjedi, njerëzit rrotull jush nuk kanë pse të dëgjojnë ankesat tuaja, edhe për situatat më të parëndësishme.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Duhet t’i lini pretendimet të premten, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme. Do ju jepen shumë mundësi, me qetësi zgjidhni të duhurën.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Do të jeni euforik dhe në formë të shkëlqyer. Të favorizuar nga yjet do të jenë ata që për momentin ndodhen në ndonjë vend turistik, ose në një udhëtim pune.

    spot_img