COVID-19 në vend, 11 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

    Të ngjashme

    Nëse vjen ai këtu brenda është problem, mua më nxjerr jashtë loje

    Disa ditë më parë, konkretisht ditëlindjen e Kiara Titos, të gjithë menduam se Butrint Imeri do të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” për të surprizuar moderatoren. Mirëpo nuk ndodhi ashtu dhe ishte Luiz Ejlli ai që ...

    Dafina Zeqiri ekspozon fizikun joshëse nga pushimet në Tajlandë

    Dafina Zeqiri përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm dhe...

    “Putini mund të shpallë një valë të re mobilizimi që sot”

    Vladimir Putin mund të shpallë një mobilizim të dytë...

    Pse doli “Lugati” nga shtëpia e Big Brother VIP?

    Banori i Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica i...

    Shpërndaje

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID 19 në vend.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 11 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

    Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

    Njoftimi i MSH:

    COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 409 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

    14 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

    Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

    Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 409 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

    4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë.

    Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

    Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

    Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika ( 14 Janar 2023)

    Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 25 Të shtruar në spitale 1 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 409

    Testime totale 2,025,050 Raste pozitive 333,064 Raste të shëruara 329,266 Raste Aktive 202 Humbje jete 3,596

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 141 Fier 21 Vlorë 15 Berat. 7 Shkodër 6 Gjirokastër. 3 Durrës. 4 Lezhë. 2 Dibër. 2 Elbasan. 1/Fame.al

     

    spot_img