Fifi preket serish ne BBV: Une e mbaj familjen, per ata une po punoj

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Mbrëmjen e së premtes është mbajtur nata e katërt e spektaklit të Big Brother Albania VIP.

    Në këtë mbrëmje është bërë edhe eleminimi i parë për këtë sezon, pasi publikua nga shtëpia kishte votuar për daljen e shkrimtarit Elhaid Cufi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Ndërkohë në fund të spektaklit është diskutuar edhe një herë raporti mes banorëve Fifi dhe Granit Cana, të cilët dyshohet se janë duke krijuar një lidhje.

    Teksa Arbana dhe opinionistët kanë filluar të pyesin Fifin lidhur me këtë çështje, këngëtarja e hitit “Akoma” në një moment u emocionua duke kujtuar familjen e saj.

    “Kisha parë ëndërr një natë përpara dhe mundohesha të kujtoja se çfarë kam, sot në mëngjes më pas më është kujtuar ëndrra që kam parë. Ndërkohë kam edhe një çikë presion prej pjesës  që kam 10 ditë pa kontaktuar me të familjes, qysh i kam lënë ata jashtë. Njerëzit që më njohin mua e dinë që unë e mbaj familjen dhe më mungon të folurit me nënën time edhe babain tim. Realisht, po dua të di a janë mirë edhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë mes lotësh këngëtarja nga Kosova.

    spot_img