Horoskopi Ditor E Hënë 23 Gusht 2021

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Marrëdhënia që keni krijuar me partnerin/en do të jetë më e qartë dhe do të kuptoheni më së miri. Sa i përket aspektit financiar, kujdes me shpenzimet e tepërta.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Nëse këtë të hënë 23 gusht qëndroni vetëm do të bini në pesimizëm, ndaj mundohuni të shmangni të tilla situata. Në planin financiar tregohuni të matur që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Ditën e parë të javës do të keni dëshirë të argëtoheni dhe partneri do t’iu a plotësojë qejfin. Kujdes me skenat e xhelozisë. Në lidhje me financat, parashikohet normalizim i problemeve që keni patur.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Raporti me partnerin nuk do të jetë në nivelin e duhur. Komunikimi me të do të vijë duke u zbehur. Sa i përket financave, do të përpiqeni të stabilizoni situatën, por kujdes mos bëni gabime.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Gjatë kësaj të hëne do të jeni të favorizuar në shumë drejtime. Ju presin fitore dhe kënaqësi të mëdha. Mundohuni që të mos përfshiheni nga euforia, por mbajeni situatën nën kontroll.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Kujdes nga provokimet e personave të tjerë apo nga dikush që mund t’iu joshë. Mos harroni se jeni në një lidhje dhe ky person që keni në krah ju dashuron. Kurse aspekti financiar do të jetë i favorshëm dhe situata do të përmirësohet.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Marrëdhënia në çift parashikohet pozitive. Mes jush dhe partnerit gjithçka do të shkojë më së miri të hënën 23. Edhe në lidhje me financat parashikohet ditë pozitive. Do të keni mundësinë të kurseni.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Jeta sentimentale nuk do të jetë shumë e qetë. Do të keni mosmarrëveshje me partnerin për shkak të kërkesave tuaja të shumta. Financat do të jenë pozitive dhe situata do të përmirësohet ndjeshëm në sajë të këmbënguljes suaj.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Gjatë kësaj dite të hënë, raportet me të tjerët mund të jenë mjaft të komplikuara. Kjo gjë do të ndodhë veçanërisht nëse keni humbur interesin ndaj këtij personi dhe do të tërhiqeni nga fjala e dhënë.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Me partnerin do të keni keqkuptime ditën e parë të javës. Marrëdhënia mes jush nuk do të jetë në ditën më të mirë. Në aspektin financiar, do të menaxhoni me sukses të ardhurat.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Çdo gjë me partnerin do të rregullohet, nëse keni patur problemet kohët e fundit. Financat do të përmirësohen në sajë të vendosmërisë tuaj.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Këtë të hënë për ju parashikohet një ditë e këndshme në çift. Shijoni momentin dhe lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në planin financiar situata do të jetë e stabilizuar, por mundohuni të shmangni shpenzimet e tepërta.

    spot_img