Horoskopi Ditor E Shtunë 26 Qershor 2021

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Më shumë se asnjë ditë tjetër keni për të qenë kundër mendimeve dhe veprimeve të personave që ju rrethojnë. Nuk ju pëlqen asgjë. Provoni të shfryni nervat tuaja ndoshta duke bërë pak sport.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Nuk keni për ta vrarë mendjen shumë për problemet që keni sepse ditën e shtunë doni t’ia dedikoni vetëm argëtimit tuaj. Keni për të organizuar një mbrëmje të paharrueshme.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mendoni për të ardhmen tuaj. Duhet të bëni plane afatgjata si për familjen, ashtu edhe për punën tuaj. Vitet kalojnë shumë shpejt.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Çdo gjë që ju do të bëni të shtunën ka për t’ju ecur mbarë. Jeni në kulmin e energjive tuaja pozitive dhe duhet të shfrytëzoni këtë moment. Duhet të lini mënjanë zënkat e vjetra me shoqërinë tuaj.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Edhe pse nuk jeni shumë të zotët të zgjidhni problemet tuaja sentimentale, keni për të bërë të pamundurën për të ndryshuar, aq sa dhe partneri juaj ka për t’u habitur shumë.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Pasionet tuaja kanë për të bërë që të humbni shumë kohë. Ju këshillojmë të qëndroni më afër dhe të shpenzoni më shumë kohë me familjarët, të cilët e ndjejnë mungesën tuaj. Bëni zgjedhjen e duhur.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Familja do të jetë në mendimet tuaja, edhe pse nuk dini se si do të reagojnë pasi ju të flisni me ta për një problem tuajin. Sidoqoftë nga darka duhet të flisni hapur me ta dhe të jepni shpjegime.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Sigurisht, dita e shtunë ka për të qenë në favorin tuaj. Keni për të qenë shumë romantik, pasi keni zbuluar që partnerit tuaj i pëlqen më shumë kur jeni të tillë sesa kur i impononi gjërat që duhet të bëjë.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Që në mëngjes keni për të vënë re se dita e shtunë do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të keni frikë se mos nuk përfundoni dot planet që keni për të shtunën.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Përpara se të merrni vendime të rëndësishme, mundohuni të kërkoni këshillën e personave që gjithmonë ju këshillojnë për mirë. Keni për të takuar një person që ka për t’ju dhënë ide të reja.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Do të keni kohë të lirë për t’iu dedikuar atyre gjërave që zakonisht ua lini të tjerëve për t’i përfunduar. Kujdes se si do të flisni kur të jeni me shoqërinë tuaj.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Keni për të kaluar një ditë normale, që mund të ndryshojë nga momenti në moment. Kujdes me shpenzimet e tepruara dhe me gjërat që realisht nuk i keni të domosdoshme.

    spot_img