Horoskopi Ditor E Shtunë 19 Qershor 2021

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Dikush do të shprehë interes për ju këtë të shtunë, madje ka gjasa që të shprehë edhe ndjenjat. Është momenti i duhur për ata që janë në kërkim të dashurisë. Ndjehuni të lirë të flirtoni, por bëni kujdes të mos ndërhyni në marrëdhënien e dikujt. Sa i përket anës profesionale, nuk parashikohen zhvillime.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Do të jeni i zhytur në mendime këtë ditë. Para se të nisni një marrëdhënie të re dashurie, përpiquni të qetësoheni emocionalisht, përndryshe do të përballeni me situata të papritura dhe do ta keni të vështirë të arrini ato që doni. Tregohuni të vëmendshëm gjatë bisedave këtë të premte.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Mos rrezikoni duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Përpiquni të zgjidhni mënyra më të lehta për të vepruar, për të qenë më të sigurt. Nuk është dita e duhur për të nënshkruar marrëveshje apo për të bërë reforma në jetën personale.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Kjo ditë premton të kalojë e qetë dhe lehtësisht. Ekziston mundësia të eliminoni një konflikt të vjetër, të krijoni raporte të reja me shefat ose të sheshoni problemet me partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të eksperimentojnë në dashuri. Nuk rekomandohen shakatë e tepruara.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Do të keni një gjendje të komplikuar emocionale. Dëshira për të realizuar diçka ekstremisht ambicioze do t’ju shfaqet sërish. Ka gjasa që një prej familjarëve tuaj të kërkojë vëmendje të veçantë për shkak të një drame që ka përjetuar.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Mos lejoni zilinë dhe ashpërsinë t’ju udhëheqë. Mësoni të kënaqeni me suksesin e të dashurve tuaj. Përndryshe rrezikoni të mbylleni në vetvete. Përpiquni të ndihmoni të rinjtë që mund të vijnë në punën tuaj. Këshillojini dhe tregohuni tolerant ndaj tyre.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Nuk do të jeni të ekuilibruar emocionalisht gjatë kësaj dite. Skandalet dhe problemet nuk përjashtohen. Flisni me mikun tuaj të ngushtë për t’u ndjerë më mirë dhe rekomandohet të ushtroheni fizikisht, pasi do të ndikojë pozitivisht edhe në gjendjen tuaj psikologjike.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Planet do t’ju ndryshojnë disa herë gjatë ditës. Para se të premtoni për të përmbushur kërkesat e dikujt, mendoni për pasojat. Megjithatë, rekomandohet t’i mbroni interesat e tyre. Mos lejoni dikë pranë jush t’ju përdorë për të arritur qëllimet e tyre.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Rrezikoni të harroni një premtim që i keni bërë vetes. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’u ktheheni zakoneve të vjetra. Parashikohet sukses në anën profesionale, por duhet të tregoheni shumë vigjilentë gjatë zhvillimeve në punë.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Tregohuni vetvetja, përpiquni të realizoni dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Mos jepni përgjigje standarde dhe mos flisni vetëm për motin. Ekziston mundësia të tërhiqni vëmendjen e personi që ju pëlqeni. Do ta keni mjaft të nevojshme të këshilloheni me familjarët tuaj.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Ka gjasa të mos ndiheni komod gjatë ditës së shtunë, mbi të gjitha në sferën profesionale. Do t’ju duhet të komunikoni me një koleg, të cilin nuk e keni pëlqyer asnjëherë. Ndërsa sa i përket anës personale, gjithçka duket në rregull.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Ekziston mundësia të nisni një aventurë, e cila rrezikon të mos ketë sukses. Bëni shumë kujdes nëse ndërmerrni një hap të tillë dhe mos u bazoni vetëm te fati. Rekomandohen shëtitje të gjata dhe joga. Mund të takoni dikë rastësisht, çfarë do t’ju lumturojë pamasë.

    spot_img