Çaj Jeshil dhe Çaj Matcha, zgjedhje të zgjuara për shëndetin e trupit tuaj

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    I pasur me antioksidantë dhe me një aromë unike, çaji matcha është pija ideale për t’u çlodhur dhe për t’i bërë mirë shëndetit tuaj, e gjitha thjesht duke pirë një filxhan çaj. Mjafton të pini një filxhan në ditë për të pasur përfitime të shumta. Le të zbulojmë cilat janë më të rëndësishmet.

    Çaji Matcha, nëse pihet çdo ditë, rezulton të jetë një antioksidant natyral si dhe një energji natyrore që mund t’i bëjë mirë trupit. Le të zbulojmë cilat janë efektet kryesore që mund të na ofrojë ky çaj i jashtëzakonshëm.

    Ngadalëson plakjen

    Lëkura bëhet më elastike

    Forcohet sistemi imunitar

    Shpejton metabolizmin

    Ka një efekt kullues

    Detoksifikon

    Ndihmon për t’u çlodhur

    Rrit djegien e dhjamit dhe si pasojë ju ndihmon të dobësoheni

    Zvogëlohet kolesteroli i keq

    Zvogëlohet rreziku i prekjes nga diabeti tip2

    Presioni mbetet lehtësisht më i qëndrueshëm

    Organizmi dezinfektohet

    Forcohet kujtesa

    Stimulon tretjen pas ngrënies

    Zemra, veshkat dhe mëlçia përfitojnë prej saj

    Stimulon përqendrimin

    Për të marrë këto përfitime është e rëndësishme që të pini një filxhan çaj matcha, për rreth 30 ditë. Natyrisht, çaji duhet të pihet pa sheqer dhe nëse dëshironi mund ta tejkaloni dozën e një filxhani në ditë, por pa e ekzagjeruar.

    Si çdo ushqim, çaji matcha gjithashtu mund të ketë kundërindikacione.

    Edhe pse është natyror, ky çaj nuk rekomandohet për ata që janë shtatzënë dhe ata që kanë probleme me kafeinën. Për më tepër, ata që janë alergjikë ndaj nikelit duhet të kenë kujdes para se ta konsumojnë dhe të këshillohen me mjekun e tyre.

    Çaji Matcha zakonisht gjendet në formë pluhuri. Maja e një lugë çaji (por mund të bazoheni dhe në dozat e treguara në secilën pako) duhet të shtohet në ujë të nxehtë por jo të zier, i cili më pas do të përzihet duke përdorur një shkop që shitet zakonisht së bashku me çajin. Në Itali, matsha latte, një pije e bërë me çaj matcha dhe qumësht, është gjithnjë e më i zakonshëm, por për të marrë përfitimet e përmendura më lart është më mirë të pini çaj ose, më së shumti, të bëni matcha latte në shtëpi, në mënyrë që të jeni i sigurt për cilësinë.

    spot_img
    Artikulli i mëparshëmHoroskopi, 24 Maj 2021
    Artikulli tjetërHoroskopi 25 Maj 2021