Mesa duket këtë vit sezoni veror qenka për artistët tanë, të cilët na kanë surprizuar me bashkëpunimet e tyre.
Yll Limani & Noizy, dy artistët më të talentuar dhe të suksesshëm kanë bashkuar forcat së bashku duke na sjellë një super HIT të titulluar “ALKOOL”. Pjesë e klipit të këngës ishte bukuroshja Sara Kolami që shkëlqeu në pjesën e saj.
Padiskutim kënga “ALKOOL” është kryefjala e kësaj vere & mban vendin e parë si kënga më e preferuar dhe më e dëgjuar.
Pa u bërë ende 24 orë kënga kapi rekordin e menjëhershëm 1 milion views në kanalin e YouTube. Ndërsa tashmë për 5 ditë kënga numëron plot 5 milion views. E si mund të ndodhte ndryshe kur bëhet fjalë për dy super artistë si Ylli & Noizy mos të thyejnë këtë rekord të menjëhershëm.