Butrint Imeri është këngëtari shqiptar që thyen çdo rekord shikueshmërie kur bëhet fjalë për projekte muzikore.
Projekti i tij më i fundit titullohet “DISKOTEKA” dhe është pritur shumë mirë jo vetëm nga fansat e tij por edhe publiku që e ka vlerësuar në mënyrë maksimale.
Përveç kësaj, duhet të themi që Butrinti është shumë detajist dhe si gjithmonë në videoklipet e tij nuk mungojnë kurrë femrat seksi dhe joshëse.
Të gjitha femrat në videoklip ishin shumë seksi, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte modelja braziliane Debora Anselmo.
Debora është me origjinë braziliane dhe jeton atje, ndërsa karrierën e ka ngritur në Turqi. Ajo është shumë seksi dhe si të mos jetë në qendër të vëmendjes një modele braziliane me format e saj hot.
Padyshim që “DISKOTEKA” është kënga ku tashmë luhet në çdo vend të mundshëm dhe duhet të themi që brenda 24 orëve ka kaluar limitet e shikueshmërisë duke e bërë që të shkojë 2 milion views. Ashtu siç edhe Butrinti tha që kjo verë do jetë shumë e nxehtë dhe plot surpriza.
Por në fund të këtij lajmi ne kemi një pyetje për të gjithë ju. Një bjonde apo një brune për Butrint Imerin?