Luana Vjollca rikthehet në ekran ditën e dielë në datën 6 Nëntor në orën 21:00 në Klan TV.
Pak kohë më parë është përfolur që emisioni “Zemër Luana” do të transmetohej ditën e premte, ku në rivalitet do të kishte “DWTS” në Top Channel me Bora Zemanin.
Kjo gjë ndryshoi më vonë duke vendosur që emisioni Luanës do të transmetohet çdo të dielë mbrëma në orën 21:00.
I ftuari i parë në emisionin e Luanës është këngëtari i shumë kërkuar Butrint Imeri, ku besoj do bëjë edhe promovimin e këngës së tij më të re që del sonte “LEJLA”
Mirëpo, Butrinti sapo na prezantoi edhe me ata dy, kapitenët e skuadrave ku mesa duket janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, dhe Butrinti qenka në skuadrën e Olsit.
Spektaklin e humorit historik në “Portokalli” në Top Channel apo emisionin “Zemër Luana” në Klan TV, se kë do ndjeki më shumë publiku kjo mbetet për tu parë ditën e dielë mbrëma.