Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-vë për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, PS ka ndezur motorët e fushatës.
Kryetari i PS Edi Rama ka nisur sot takimet bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë sot ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në ditët në vijim do të jenë qarqet e tjera.
Ne takim është folur mbi kandidaturat e PS për Bashkinë Lushnje. Kryesisë i është propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.