Moderatorja e pasdites së RTSH “Pasditja ime blu”, Gerta Heta nuk do të jetë më pjesë e RTSH-së, por do të jetë pjesë e një televizioni tjetër.
Ajo do të jetë pjesë e familjes së madhe në “Top Channel”, ku emisionin që ajo do të drejtojë e ka pas prezantuar një tjetër moderatore. Bëhet fjalë për Erjona Rusi. Është mësuar se Erjona Rusi nuk do të jetë më pjesë e “Hipokratit”.
Gerta tashmë do të jetë moderatorja e emisionit “Hipokrati” në Top Channel, që do të startojë në datën 2 tetor. “Hipokrati” është një program mbi shëndetin tonë, për mënyrën tonë të jetesës dhe për risitë e mjekësisë.