“Turpëruan PS”, Rama: Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Njësia Antikorrupsion e qeverisë do të kallëzojë në SPAK, kryetarë bashkie që përfaqësojnë Partinë Socialiste.

    Këto deklarata Rama i ka bërë në një konferencë me gazetarët i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa sipas kreut të qeverisë këta kryebashkiakë “kanë turpëruar Partinë Socialiste”.

    Mes të tjerash Rama theksoi se ata duhet të ishin vënë nën hetim më përpara nga drejtësia.

    “I them Arben Krajës çfarë kërkon nga unë? Çfarë kallëzimi do nga unë? Pse duhet të vijnë kallëzime nga partitë politike? Aq më tepër nga një parti politike në pushtet.

    Kallëzimet shkojnë nga Njësia Antikorrupsion dhe do shkojnë të tjera dhe shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste nga Njësia Antikorrupsion dhe do ta shikoni, do të keni kallëzime atje në SPAK për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste që kanë turpëruar PS dhe që duhet t’i kishte kapur në përpara drejtësia.

    Por ne bëjmë punën tonë, Njësia Antikorrupsion bën punën e vetë, Njësia Antikorrupsion nuk bën punën e SPAK. Po pse duhet të bëj unë kallëzim? Nuk na shkon, nuk ka sens”, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.

    spot_img