Mbështet Bashën apo Berishën? Flet Voltana Ademi

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Kryetarja e bashkisë së Shkdrës Voltana Ademi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu foli edhe për zhvillimet brenda PD-së dhe “Foltoren” e Sali Berishës. Ajo tha se cdo diskutim konstruktiv dhe analizë është e mirëpritur, po ashtu edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që sipas saj është e vlefshme. Ademi kërkoi një reflektim të thellë për krizën që sipas saj ndodhet partia më e madhe në opozitë.

    Pjesë nga intervista e Voltana Ademit

    Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

    Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?Ka ndodhur.

    Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, duhet të jetë reflektim për të gjithë. Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Kompromise që kanë ndodhur në heshtje, po përfshij edhe veten, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot.

    A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

    A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    spot_img