Aktorja Monika Lubonja tregon se ish-bashkëshorti e tradhtonte: Që atëherë s’jam lidhur me njeri, babi iku me merak që s’u martova prapë

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Aktorja Monika Lubonja zbuloi mbrëmë se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar.

    Lubonja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

    “Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem (sërish aq fort).

    Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort.

    Prandaj thash që për dikë që e do fort, dhe fal.

    Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që si dihet asnjëherë”,- rrëfeu Monika.

    Disa ditë më parë, Lubonja tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë.

    Ajo shtoi se ato që ka kaluar e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet në jetë:

    “Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. Dua të jem e… E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur…

    Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë.

    Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’.

    Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj.

    Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”,- rrëfeu Lubonja.

    Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi.

    spot_img