Babai vret të bijën 12 vjeçe në Zvicër dhe më pas kryen vetëvrasje

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Policia thotë se, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme në këtë vrasje të dyfishtëPolicia ka zbuluar të hënën në mëngjes trupat e një burri dhe një vajze në një shtëpi familjare në Rapperswil-Jona (SG). Autoritetet besojnë se babai, zviceran 54 vjeç, ka vrarë vajzën e tij 12 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten, raporton srf.ch.

    Hanspeter-Krüsi, zëdhënës i policisë së kantonit St. Gallen, nuk ka mundur të japë asnjë informacion të mëtejshëm mbi rrjedhën e krimit, transmeton albinfo.ch. Por, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme.

    Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.

    Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në në të njëjtën shtëpi në kohën e krimit. Është angazhuar ndihma psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.

    Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St. Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit të St. Gallen.

    spot_img