Rama: Na ofruan para për të ndërtuar kamp për afganët, por nuk pranuam

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë një interviste për median gjermane NTV,  se qeverisë shqiptare i janë ofruar para për të ndërtuar kamp për afganët, por nuk ka pranuar.Gjatë intervistës kryeministri ka treguar dhe arsyet përse refuzoi të ndërtonte një kamp për refugjatët në vendin tonë.

    “Nuk jam i zhgënjyer sepse nuk prisja gjë tjetër. Në të shkuarën kemi qenë të mërzitur por kemi mësuar se Europa nuk është në formën e saj më të mirë. Prandaj vazhdojmë punën tonë. Duhet të krijojmë  një Shqipëri me të njëjtat vlera dhe standard si BE. Sepse ajo është ajo që duam për fëmijët tanë.

    Gjermanisë do I mungojë ajo dhe Europës madje edhe krejt botës, mendoj se edhe rajonit. Ndoshta për shkak të kaluarës së saj. Ajo e di çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura. Ajo ka bërë gjithçka duke hapur derën për refugjatëve. Sidoqoftë pas krizës së refugjatëve Europa dhe Gjermania nuk janë të njëjtat.

    Kampet e refugjatë janë çnjerëzore.  Kur vijnë shumë njerëz duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp ne refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë për njerëzit tanë kur vendi u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Unë mendoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë dhe Angela Merkel është shembulli. Por qëllimi im nuk ishte ky. Nuk është një kabinet për të bërë përshtypje duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të pra ka pasur ekuilibër. Në këtë rast unë doja kabinetin më të mirë. Dhe qëlloi të kishte më shumë gra se burra”, tha Rama.

    spot_img