Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot se nga data 6 shtator, të gjithë personat të cilët duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të plotësojnë disa kritere.
Ata duhet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi; ose test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes, ose test antigen i shpejtë të kryer brenda 48 orëve para hyrjes.
Personat duhet të jenë të pajisur ose me dokument që vërteton se kanë kaluar ose janë shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit.