Instagram heq opsionin “Swipe Up”

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Instagram ka vendosur të heqë një nga opsionet dhe njëkohësisht shprehje të tij të njohur: “Swipe Up për linkun”.Përdoruesit po marrin një njoftim që deri në fund të muajit “lidhjet me opsionin për të tërhequr lart do të hiqen si opsion”.

    “Për të shtuar një lidhje në Story-n tuaj, klikoni ngjitësin me shenjën e linkut”, paralajmëron gjigandi social. Këto ngjitëse do të funksionojnë në të njëjtën mënyrë pasi përdoruesit mund të shtojnë linkun (lidhjen) në postimin e tyre në InstaStory dhe të tjerët mund t’i ndjekin.

    Përveçse nuk do të ketë më nevojë të tërheqin lart për të shkuar në faqen që sugjeron linku, përdoruesit mund t’u përgjigjen story-ve që kanë një të tillë në to. Në versionin e mëparshëm, një story mund të kishte vetëm një link Swipe Up ose kutinë e përgjigjes, por jo të dyja së bashku.

    Për momentin, ky opsion është i lejueshëm vetëm për personat që kanë një llogari të verifikuar ose 10.000 ndjekës e më shumë, por së shpejti do të zgjerohet për përdoruesit e tjerë.

    spot_img