Po ashtu Rama tha se “Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, mbështetjen, kontributin, ju falënderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe”.