Çfarë duhet të bëni që lulet të mos thahen kur ju ikni me pushime

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Ka qenë një periudhë e ngarkuar për të gjithë dhe shumë prej jush mezi presin të largohen nga shtëpia drejt detit, malit, fshatit etj. Por kudo që të shkoni, mendimi i shtëpisë bosh që lini mbrapa nuk largohet për asnjë moment nga mendja. Po ashtu edhe gjërat që keni në të.

    Vazot me lule duhen ujitur, sepse vapa është e padurueshme edhe për to.

    Si duhet të veproni që të kaloni pushime më të qeta?

    Si fillim, i transferojmë vazot në një vend të ballkonit apo verandës ku nuk bie dielli. Sa më pak diell të ketë, aq më ngadalë do të avullojë lagështia nga dheu. Para se të largohemi nga shtëpia, është mirë që të bëjmë ujitjen e fundit.

    Nëse pushimet tuaja do të zgjasin 7 deri në 10 ditë, disa nga alternativat që keni për të mbajtur bimët në lagështinë e duhur janë këto.

    Edhe pse zgjidhja më e mirë është t’i lini çelësin e shtëpisë një njeriut tuaj të besuar.

    Mbushni bidona plastikë dhe mbyllni kapakun e tyre lirshëm ose hapni disa vrima në të. Më pas vendosini bidonat të kthyer për mbrapsht në brendësi të vazos.

    Mund të merrni në dyqan edhe një xhel apostafat, që ruan gjatë lagështinë e dheut.

    spot_img