Një tjetër vrasje, këtë herë në skajin jugor të vendit: Pronari i një lokali në Ksamil ekzekutohet pranë shtëpisë së tij!

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Policia bën me dije se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.

    Si rrjedhojë, personi i qëlluar ka humbur jetën kur po transportohej në spital.  Bëhet me dije se ka ndërruar jetë shtetasi Gramoz Mema. Mema, 48 vjeç njihej në zonë si biznesmen.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje të hesapeve me njëri-tjetrin. Dyshohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memës, duke i shkaktuar atij plagë në trup, nga të cilat nuk mundi dot të mbijetojë. Policia shprehet se po punohet për të kapur autorin/ autorët.

    Njoftimi i policisë:

    Sarandë/Informacion parparak

    Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zon?s për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

    spot_img