Komisioni: “Të shkarkohet Meta!”, zëdhënësi: “Asnjë koment dhe zero shqetësim!”

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për të hetuar rolin e Presidentit të Republikës i propozon parlamentit shqiptar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ai kërkon gjithashtu edhe miratimin e raportit përfundimtar ku janë përshkruar të gjitha shkeljet që ka kryer kreu i shtetit sipas deputetëve që hetuan veprimtarinë e tij.
    Në një mbledhje që zgjati më shumë se 2 orë deputetët dëgjuan leximin e raportit përfundimtar ku u paraqitën sipas hartuesve të tij, grupe të shumta shkeljesh që kanë cënur imazhin e institucionit të presidentit dhe kanë dëmtuar edhe imazhin e vendit.
    Në p]rgjigje të komisionit zëdhënësi i presidentit bëri këtë koment në llogarinë e tij në rrjetin social facebook. “Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.
    Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.” u shpreh zëdhënësi i presidentit.
    Raporti pritet të votohet nga parlamenti pas disa ditësh, ndërsa për shkarkimin në parlament do të duhen 93 vota. Fjalën e fundit për presidentin e republikës do ta thotë Gjykata Kushtetuese.

    /rtsh.al

    spot_img