Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se Reforma në Drejtësi po përballet me sfida të ndryshme dhe po jep rezultatet e saj. E pranishme në ceremoninë e 25-vjetorit, kryediplomatja amerikane u tha të pranishmëve se i sfidon të jenë të guximshëm për t’u përballur me sfidat që i presin.
Po ashtu, ambasadorja theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë të rinjtë shqiptarë.
“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes: ” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha ajo.