Fifi, një ditë më parë në rubrikën “Hëna dhe Dielli”, zbuloi se raporti i saj me Arjola Demirin nuk ishte aspak i mirë.
Këngëtarja tregoi se aktorja e kishte bërë bllok në Instagram dhe ishte një nga personat të padëshiruar për të në ditëlindjen e Monika Lubonjës.
Nga ana tjetër aktorja ka publikuar një shprehje në rrjetet sociale që duket si një përgjigje për deklaratën e këngëtares.
“Lajkatarët duken si miq, njësoj si ujqërit si qentë. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e një femre Alfa”, shkruan Arjola.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Big Brother, Arjola u shpreh e habitur për mbështetjen që Fifi i dha Donaldit në fund të rrugëtimit të tij. Ajo deklaroi se nuk mund t’i urosh tre personave të ndryshëm fitoren.