Reperi i njohur Ledri Vula ka paralajmëruar fansat se këtë vit do të sjellë hite ku disa do të jenë bashkëpunime me artistë të njohur.
Njëra prej këngëtarëve që do të bashkëpunojë me Ledri Vulën është edhe Kida. Të dy artistët numërojnë miliona klikime në YouTube.
“Prive” ka mësuar se dy artistët e pëlqyer për publikun po përgatiten për bashkëpunimin mes tyre, e cila do të publikohet këtë verë dhe me shumë siguri që do të jetë një super hit që do dëgjohet kudo.
Gjithashtu kujtojmë se Kida do të sjelli edhe një bashkëpunim me një nga artistët me famë ndërkombëtare Samra, por edhe Ledri Vula thuhet se do të ketë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër shqiptare, e cila nuk është zbuluar ende se për kë bëhet fjalë.