Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Një 11-vjeçare është përdhunuar e dhunuar nga 5 persona në Kosovë më datë 27 gusht. E mitura ka bërë denoncimin sot në autoritetet policore në Kosovë. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës është identifikuar dhe arrestuar.
Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin dhe përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi (26-vjeç), figuron personazh i njohur për vepra penale të ngjashme për policinë e Kosovës, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Katër nga të dyshuarit janë arrestuar, në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç.
Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar, i cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk është gjetur.