Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI.
Ylli, është artisti më i kërkuar dhe i pëlqyer nga publiku për hitet e tij të padiskutuara. Ai dallohet shumë nga disa artistë të tjerë për vet faktit se këndon më së shumti live nëpër evente apo koncerte ku është i ftuar.
Në disa postime rrjete sociale, Ylli na ka bërë kureshtar me një numër “12” ku e ka publikuar shpesh. Çfarë mund të jetë numri “12”? A është numër me fat për të apo ka ndonjë domethënie për Yllin?
Numri “12”, është muaji Dhjetor, data 12, 12 këngë solo & bashkëpunim ku pritet që Ylli të lancojë albumin e tij të dytë, pas një suksesi të shumë arritur nga albumi i parë “LSHOJA ZANIN”.
Jemi gati që këtë fundvit ta mbyllim me albumin e tij të dytë dhe mezi presim ti dëgjojmë hitet e tij të rradhës.