Dy vajzat e “Për’puthen” Mikela dhe Ritvana ditën e sotme kanë debatuar për njërin nga djemtë që të dyja e preferojnë shumë. Bëhet fjalë për Argjendin. Mesa duket Argjendi ka qenë molla e sherrit të vajzave.
Kërcimi mes Mikelës dhe Argjendit që bëri ditën e djeshme duket ka sjellë përplasjet dhe debatet e para të vajzave për një djalë që e kanë në preferencat e tyre.
Pasi Argjendi doli në takim me Ritvanën, ai zhvilloi një kërcim me Mikelën duke sjellë tension në studio.
Ritvana: Të duket normale që të kërcesh me një person tjetër? Kur ti më ke kërkuar një takim të dytë dhe kemi dalë në një takim?
Argjendi: Po më duket shumë normale sepse unë aq ju njoh.
Ritvana: Aaaa ok, në rregull.
Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim ditët në vazhdim për të parë se si do jetë gjendja e vajzave ndaj Argjendit.
Ritvana apo Mikela ? Cila prej tyre do të zgjedhë javën që vjen për të dalë në takim me Argjendin.