Shkollat si qendra komunitare, Veliaj: Yll palestra e shkollës ‘Betim Muço’! 

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Shkollat e reja, me palestra dhe terrene sportive, janë kthyer edhe në qendra komunitare pas orëve të mësimit. Një prej tyre është dhe palestra e shkollës së re “Betim Muço” në Kombinat e cila shërben pas mësimit si Qendër Komunitare.

    Përmes një postimi një rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje komunitetit të zonës që ta shfrytëzojnë atë për aktivitete fizike pas mësimit ose në fundjavë.“Yll palestra e shkollës “Betim Muço” ? Qendër Komunitare. Ju mirëpret për aktivitet fizik! Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, shkruan Veliaj.

    Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar mjediset sportive të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit për sportistët e rinj.

    spot_img