Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Marinzë, ku automjeti tip ‘Opel’ ka përfunduar në kanal.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, një 70-vjeçar i cili udhëtonte i vetëm por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë burgut të Fierit dhe kanë qenë uniformat blu të cilët e kanë shoqëruar në spital të plagosurin i cili ka marrë dëmtime në trup por jo serioze.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.