Një profesion i ri për Nard Ndokën

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Keni dëgjuar ndonjëherë për politikanë që janë kthyer në moderatorë?

    Nëse jo, ju zbulojmë se Nard Ndokën shumë shpejt do ta shikoni në rolin e moderatorit

    Këtë e ka zbuluar vetë ish-ministri. Ai zbuloi disa detaje rreth projektit të tij që mban titullin, “Hola Nardi”.

    “Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show.

    Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato.

    Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh.

    Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

    Në këtë format, ish-deputeti do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Me humor dhe me sarkazëm, Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikanë.

    Madje në fjalën e tij tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën. Por edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit.

    Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.

    spot_img