Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, në profilin e tij zyrtar instagram ka uruar partneren e tij Selvijen për ditën e lindjes, por ajo me më shumë rëndësi është që për herë të parë do të bëhet baba.
Shpati ka shprehur gjithë dashurinë për partneren e tij dhe me këto fjalë ai e ka uruar:
“Gëzuar Ditëlindjen gruaja ime, mommy to be soon🥺❤️ Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll🙏🏻 Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë ❤️👑”
I urojmë jetë të lumtur çiftit dhe tani presim që të na e zbulojë se çfarë është djalë apo vajzë.