Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën e mediave rozë.
Disa muaj më parë Fero Fera dhe partnerja e tij Arbenita ismajli u përfolën se kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre. Kjo për faktin se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por përveç kësaj, modelja postoi gjatë asaj kohe një video në “Tik Tok” ku tregoi se ka marrë një mesazh nga Neymar në “Instagram”-in e saj dhe fansat e reperit menduan se shkak i ndarjes së tyre ishte futbollisti i njohur.
Ditën e sotme Fero bën lëvizjen i pari. Ai është i penduar për çfarë ka bërë dhe i ka kërkuar falje publike ish-partneres së tij Arbenitës në një postim instagram, ku duket qartë që i kërkon edhe një mundësi të dytë për ribashkim.
Kujtojmë se këngëtari dhe modelja janë prindër të nja vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina. Dyshja u martuan në fshehtësi me një ceremoni të vogël gjatë kohës që modelja ishte shtatzënë.