Gazetarin e njohur dhe programin “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan. “Mirëmbrëma tokësorë”… këtë shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Kryefjala.com ka mësuar që Çanin do ta shohim në ABC. Emisioni i Çanit do ndjeki të njëjtin format por do të ketë edhe më shumë aktualitet. Nga një herë në javë që ishte në TV Klan, tashmë do jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.
Ditën e premte që Çani nuk do të jetë në ekranin e TV Klan, ajo që do ta zëvendësojë do jetë Luana Vjollca me emisionin e saj.