Atentat në Shkodër, ekzekutohet Sokol …

 

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Reç të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se viktima është Sokol Çelaj. Ndaj tij është qëlluar teksa po drejtonte makinën.Pasi u qëllua Çelaj është transportuar në spitalin e Shkodrês dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, njofton policia.