Në emisionin e “Diell” në Top Channel, një nga banorët e eliminuar të BBV2, Ronaldo Sharka ka mohuar dhe është shprehur se nuk e njeh gazetaren dhe moderatoren Gerta Gixhari duke u përpjekur të ulte figurën e saj.
Ndërkohë e ajo e ka kundërshtuar atë duke i bërë të ditur se Ronaldo më parë e ka komentuar programin e saj” Pasditja ime”.
Gjithashtu moderatorja shprehet se ti nuk je profesionist pasi një i tillë që punon në media duhet të ketë informacion mbi figurat mediatike të çdo ekrani edhe kur është në fillimet e tij. Por ky spekulim nuk ka zgjatur shumë dhe ka marrë vërtetësi, pasi janë publikuar bisedat.
Një nga gazetarët e emisionit të “Pasditja ime” drejtuar nga Gerta Gixhari ka publikuar me fakte bisedën kur Ronaldo shpreh dëshirën për të qënë pjesë e paneleve në studio për të folur për vete ose për tema sociale.
Fotoja e bisedës është bërë publike në instagramin e gazetarit të programit, Angjeli Dikolli dhe ripostuar në profilin e Gerta Gixharit.
Ky fakt hedh totalisht poshtë deklaratën dashakeqe të ish banorit të BBV2 të cilën moderatorja Gixhari e mori si tendencioze kundrejt saj e cila ishte e ftuar nga programi e “Diell” për të komentuar përfshirjen e Bledi Manes në BBV2. Motra e gazetares Olta Gixhari vazhdon lojën e saj në shtëpinë e Big Brother Vip 2.