Nëpër shtylla për të mbledhur informacion për qëllime kriminale, policia në Shkodër çmonton 21 kamera

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Policia në Shkodër ka çmontuar 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

    Kamerat janë çmontuar nga shtyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit.

    Sipas policisë, pajisjet ishin vendosur me qëllim mbledhjen e informacionit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

    21 kamerat ishin të lidhura nëpërmjet celularit. Pesë prej tyre ishin instaluar në vende dhe sheshe publike.

    Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

    spot_img