Përfundon takimi mes Gazmend Bardhit dhe Edi Palokës: Bisedimet s’kanë dështuar, do të vijojmë…

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës në një bar-kafe përballë Parlamentit.  Paloka tha për gazetarët se në momentin që do të ketë diçka konkrete do t’u komunikohet dhe gazetarëve.

    Megjithatë, i mandatuari i grupit të Berishës, theksoi se negociatat nuk kanë dështuar dhe se ky takim do të pasohet nga një tjetër. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi  nuk ka pranuar të flasë për mediat.

    Në radhët e Berishës ka optimizëm se bashkimi mund të ndodh.

    Por paralelisht me takimin e Berishës, në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj thirri deputetë te tij të grupit parlamentar. Në takimin me dyer të mbyllura, Gazment Bardhi tha para deputetëve komunikimin me Edi Palokën, ku ndryshe nga optimizmi në radhët e deputetëve të Berishës u shpreh skeptik.

    “Disa ditë më parë unë pranova të jem personi që do të kontaktoj me z. Paloka i cili është mandatuar nga grupi tjetër i kolegëve të PD. . Kemi dakordësuar që të takohemi të martën. Fatkeqësisht paralelisht me këtë takim të parashikuar me z. Paloka nga media jam njohur me një mbledhje që do të zhvillohet në PD për nisjen e procesit të primareve. Kjo na bën të jemi përpara një fakti të kryer”.

    Përballë vendosjes në pozitat e faktit të kryer, deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka i kërkuan kolegëve të tyre në grupin Alibeaj të nis puna për zhvillimin e takimeve dhe evidentimin e kandidatëve potencial për të dalë me emra të veçantë nëse negociatat do të dështojnë.

    spot_img