Rama inspekton në supermarkete: Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, këtë të dielë ka zbritur në terren për të mbikëqyrur çmimet e produkteve ushqimore.

    Kreu i qeverisë inspektoi nga afër çmimet e një supermarketi në Tiranë, kuu shpreh se shteti nuk mund të ndërhyjë te çmimet, por duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve.

    “Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, apo të pakicës dhe të mos ketë më, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, por kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është brenda këtyre kushteve, ajo që duam ne.”, tha Rama.

    Më tej Rama theksoi:?E rëndësishme është që ushqimet bazë të ulen te një nivel i arsyeshëm dhe marzhi i fitimit të jetë minimal dhe mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve?.

    Disa ditë më parë qeveria vendosi ngritjen e një bordi për kontrollin e çmimit të shportës.

    spot_img