Hëna e re, astrologia e njohur parashikon surpriza për këto 4 shenja të horoskopit

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

    Hëna e ardhshme, më 4 nëntor, është te Akrepi pasionant dhe i tërhequr, që do të thotë se energjia transformuese shpirtërore do të jetë e madhe.

    Astrologia Roya Backlund tha për Elite Daily se Akrepi është një shenjë tipike uji – pak kokëfortë dhe ndryshon me ngadalë. Kjo Hënë e re do të jetë e veçantë dhe me surpriza. Shenjat që do ta ndiejnë më shumë janë:

    Demi – Vështrim afatgjatë për marrëdhëniet

    Mund të inkurajoheni për të punuar në mënyrë që të jeni një partner më i mirë si edhe për të zgjedhur partnerë më të mirë. Kjo është një mundëri për t’u marrë me komunikimin dhe mënyrën si menaxhoni konfliktet.

    Luani – Nevoja për një ndjenjë përkatësie

    Në mënyrë që një pemë të rritet, duhet të ketë hapësirën që i nevojitet për të shpërndarë rrënjët. Duhet të përpiqeni të kuptoni se kujt i përkisni dhe të mësoni nga padrejtësitë. Përdorni përvojat tuaja për të krijuar hapësirën që gjithmonë keni dëshiruar dhe që e meritoni.

    Akrepi – Jeni në prag të aventurës së ardhshme

    Ju gjendeni në një pikë ku po po pranoni faktin që jeni rritur dhe keni ndryshuar në shumë mënyra. E kaluara do të jetë gjithmonë një pjesë e juaja, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të përcaktojë se ku po shkoni. Pra, merruni me çfarë keni në qendër të vëmendjes. Jepini energjinë që ka nevojë. Do të jetë një proces për të njohur veten.

    Ujori – Po merreni me një karrierë që ka rëndësi shumë për ju

    Mund të ndiheni sikur qëllimet dhe interesat profesionale po ndryshojnë. Edhe pse kjo mund të duket e frikshme, pasi nënkupton braktisjen e ambicieve të mëparshme, e gjitha është pjesë e rrugëtimit personal. Ndryshimet do t’ju bëjnë të shihni gjithçka krejt ndryshe.

    spot_img