Bayern Munich hidhet në sulm për talentin 19-vjeçar

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Ndonëse ka ndërtuar një skuadër të frikshme si në Gjermani, ashtu edhe në Europë, Bayerni i Mynihut vijon të punojë në merkato, teksa vëmendja e drejtuesve është që të mendojnë që tani për të ardhmen e afërt.Kështu pasi ka blinduar lojtarë si Kimmich, Gnabry, Davies, e Stanisic, klubi bavarez është vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowskit, që mbetet një makineri golash, por me 33 vite mbi supe, nuk ofron shumë garanci për të ardhmen.

    Pikërisht për kë të arsye, drejtuesit e klubit gjerman kanë piketuar sulmuesin 19-vjeçar Karim Adeyemi, i cili është pjesë e austriakëve të Salzburgut dhe po bën paraqitje vërtetë të jashtëzakonshme.

    Sezonin e kaluar Adeyemi shënoi vetëm 9 gola në 38 ndeshje, por këtë vit ka tërhequr vëmendjen pasi ka shënuar 8 gola në 10 ndeshje në kampionatin austriak dhe tre gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve.

    Falë kësaj paraqitjeje mjaft të mirë, Adeyemi ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Hansi Flick, i cili e grumbulloi si në eliminatoret e shtatorit, ashtu edhe ato të këtij muaji, teksa e ka hedhur në fushë tre herë dhe sulmuesi e ka shpërblyer me një gol në ndeshjen debutuese ndaj Armenisë.

    Kartoni i Adeyemit vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe klubi i Bayernit dëshiron ta bllokojë sa më shpejt, pasi i druhet një rritjeje të ndjeshme të çmimit, nëse sulmuesi do të vijojë të shënojë me këto ritme.

    Vlen të theksohet se Adeyemi po spikat te Salzburgu, në të njëjtin klub ku ra në sy për herë të parë edhe Erling Haaland, i cili më pas u transferua te Borussia e Dortmundit, ndaj austriakët e cilësojnë si pasuesin e denjë të norvegjezit.

    spot_img