Bashkëpunëtor në grabitjen me armë të një dyqani në Shkodër, arrestohet pas 5 muajsh 19-vjeçari

    Të ngjashme

    Yll Limani gati për albumin e tij të dytë në 12 Dhjetor

    Kur bëhet fjalë për këngë dashurie dhe melankolike vetëm një emër na vjen në mendje, YLL LIMANI. ...

    Pornostarja ALBY dëgjon këngën “MAYBACH” të Lirit

    Liri Tahiri, këngëtari i ri që po pushton rrjetin...

    Fero i kërkon falje publike Arbenitës

    Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën...

    Sportisti Niko Janushi pjesë e një kampionati të rëndësishëm. Ja ku do konkurojë ai

    Niko Janushi, njihet më së shumti si Kampion Bodybuilding në kategorinë Men’s Physique Junior. Ai është bërë i njohur nga eksperienca dhe përkushtimi në këtë fushë. Sportisti shqiptar i fitnesit ka konkuruar që në moshën 18 vjeçare në kampionate komb...

    Shpërndaje

     

    Arrestohet nga policia e Shkodrës një 19-vjeçar i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

    Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

    Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

    Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

    Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    spot_img