Bebe Rexha dhuron 10 mijë $ për spitalin në Dibër

    Të ngjashme

    Horoskopi ditor, e Enjte 16 Shkurt 2023

    Dashi Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta...

    Tragjike, ndahet nga jeta babai i ish-banorit të Big Brother Vip Albania

    Nuk është e largët koha, kur të gjithë pamë në shtëpinë e Big Brother, babain e Ronaldos Sharkës, që kishte ardhur për të suprizuar djalin e tij. <img class="size-medium wp-image-4488 aligncenter" src="https://fame.al/wp-content/uploads/2023/02/bb...

    Luizi “puthet” me Oltën

    Në kuadër të “Shën Valentinit”, Vëllai i Madh organizoi...

    Shpërndaje

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha u bën thirrje 10.7 milionë ndjekësve për të ndihmuar vendin e origjinës së saj që të ketë një spital bashkëkohor.

    Bebe se fundmi ka marrë një iniciativë të madhe, ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme për ilaçe.

    E teksa nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë. Përmes një postimi në “Instastory”, Bebe Rexha  shkruan:

    “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

    Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

    Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha dhuron ndihma për Shqipërinë. Më herët, ajo ka ndërtuar edhe një shtëpi për një familje e cila mbeti e pastrehe nga tërmeti i vitit 2019.

    spot_img